Flash News

KRYESORE

Cristiano Ronaldo mund të largohet nga Reali Madridit?

Cristiano Ronaldo mund të largohet nga Reali Madridit?

Është spekuluar shumë nga mediat gjatë gjithë verës, se Cristiano Ronaldo, mund të linte Realin e Madridit, pas akuzave për mashtrim dhe ragimit që pati klubi madrilen për këtë çështje. Ndërkohë që edhe në ndeshjen me Barcelonën, për shkak të sjelljes, Ronaldo u pezullua me 5 ndeshje.

Ndërsa për shkak të sjelljeve të tij në takimin kundër Barcelonës në Superkupën e Spanjës, 32-vjeçari u suspendua për pesë ndeshje.

Sipas të përditshmes spanjolle, EL Pais, ylli portugez është duke menduar sërish për t’u larguar nga Santiago Bernabeu.

“Tani për tani është i fokusuar vetëm te puna. Ai është i inatosur për pezullimin me pesë ndeshje, ndërkohë që punon si zakonisht me skuadrën, por nuk mund të garantojmë nëse do të qëndrojë apo do të largohet. Do të shohim se çfarë do të ndodhë deri më 31 gusht”, ka thënë për El Pais një burim i afërt me Ronaldon.

Të fundit