Cristiano Ronaldo i shpëton për mrekulli dëmtimit, mund t’i kushtonte finalen e Superkupës

Shkupi është “veshur” sonte me madhështinë e dy klubeve të mëdha që kanë në radhët e tyre futbollist klasi, siç janë Real i Madridit dhe Manchester United. Dy skuadrat do të luajnë nesër finalen e Superkupës së Europës.

Ndërkohë që zbritja nga shkallët e autobusit në Shkup, për pak sa nuk i ka kushtuar shumë Cristiano Ronaldos. Ylli portugez ka rrëshqitur nga shkallët dhe i ka shpëtuar për mrekulli ndonjë dëmtimi fatal përpara finales. Reagimi i Ronaldos erdhi në kohë duke shmangur rënien e cila mund të kishte qënë fatale.