Flash News

KRYESORE

Cristiano Ronaldo takon Ferguson në "Old Trafford" : Gëzohem që je mirë shef

Cristiano Ronaldo takon Ferguson në "Old Trafford" : Gëzohem

Mbrëmjen e djeshme Cristiano Ronaldo u rikthye në ‘Old Trafford’, aty ku ka kaluar plot 6 vite nën drejtimin e Sir Alex Ferguson, i cili e mori atë nga Sporting-u i Lisbonës.

Portugezi nuk ka nguruar ta takojë ish-teknikun e tij dhe për më tepër i ka bërë edhe një dedikim të veçantë.

Nëprmjet një  postimi në rrjetet sociale, Ronaldo shprehet se Ferguson për të është jo vetëm një trajner i mirë por mbi të gjitha një njeri i mrekullueshëm. Duke pasur parasysh problemet shëndetësore që Ferguson pësoi kohët e fundit, 33-vjeçari shkruan se është i lumtur që e ka gjetur mirë.

“Një trajner i mirë dhe mbi të gjitha një njeri i mrekullueshëm. Mësova shumë gjëra brenda dhe jashtë fushës. Është e mrekullueshme të të shoh në formë të mirë, Shef!”, thotë sulmuesi në postimin e tij bashkangjitur fotos me ish-trajnerin legjendar të United.

Kujtojmë se Juventusi arriti të fitonte minimalisht me rezultatin  0-1.

Të fundit