Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Alban Daci
- Një ish ministër kërkohet të dënohet me 12 vjet burg.
- Një president kërkohet të futet në burg.
- Një Opozitë është jashtë parlamentit dhe një tjetër e shtirur është në parlament.
- Një palë zgjedhje u bënë më datë 30, e një palë të tjera duhet të bëhen më datë 13.
- Një deputet ka punësuar gjithë fisin, e 600 mijë të tjerë shqiptarë s'kanë bukë të hanë.
- Një kryetar bashkie lë mandatin si i dënuar, e disa të tjerë po ashtu pritet ta bëjnë këtë gjë.
- Nje i ri me universitet, pa mik, nuk ka bukë të hajë në Tiranë, e biri i një deputeti analfabet ka gjithçka.
- Një vajzë me shkollë, me prindër intelektualë nuk ka mundësi të jetojë me dinjitet dhe vajza e një deputeteje në instagram ju bën reklamë rrobave me vlerë mijëra euro.
- Një deputete aktuale thotë se ka harruar shqip, sepse ka jetuar 17 vjet në USA dhe biri i një Arbëreshi pas 500 viteve larg Shqipërisë flet një shqipe dinjitoze.
- Në çdo vend të botës, ku bëhen zgjedhjet me një parti e një kandidat quhet diktaturë, në Shqipëri e quajmë demokraci.
- Në çdo vend të botës intelektualët janë vlerë, në Shqipëri janë mëshirë dhe fatkeqësi.
- Në Shqipëri bën juristin analfabeti dhe intelektuali vuan për drejtësi.
- Në Shqipëri i ndershimi jeton në mizerje, ndërsa hajduti quhet i zoti e jeton me status biznesmeni.
A mund të gjeni një vend tjetër, përveç Shqipërisë, që i ka këto?!!!