Flash News

KRYESORE

Ç’u bë me 528 pakot me kokainë të kapura në portin e Durrësit

Ç’u bë me 528 pakot me kokainë të kapura në

613 pako me kokainë të ardhura nga Kolumbia u kapën brenda një kontenieri bananesh dy ditë më parë në portin e Durrësit. “Panorama”  mëson se 528 pakot me lëndë narkotike janë dërguar për analiza dhe ekzaminime.

Pakot me lëndë narkotike po analizohen për gjurmë gishtash dhe përbërjet kimike në Laboratorin e Kriminalistikës në Tiranë.

Kujtojmë se përveç dy të arrestuarve dhe personit të shpallur në kërkim për ngarkesën rekord të kokainës nga Kolumbia, Policia dhe Prokuroria kanë në hetim edhe dhjetëra persona të tjerë si të përfshirë në trafikimin ndërkombëtar të drogës.

Në fundin e dyfishtë të kontenierit me banane, të mbërritur për llogari të kompanisë, “Arbri Garden”, u zbuluan 528 pako kokainë, të cilat ishin të shënuara nga sipër me kode të ndryshme. “777”, “KE”, “020”, “CA 17”, janë disa nga kodet e shënjuara sipër mbështjellëses së pakove me lëndë narkotike.

Nisur nga këto rrethana, grupi hetimor ka dyshime se droga që mbërriti më 19 shkurt në Portin e Durrësit, ishte porositur nga të paktën 20 persona, që momentalisht po hetohen me metodat speciale nga ana e Antidrogës.

Të fundit