Flash News

KRYESORE

“Çuçi, i plotfuqishmi për drejtimin e operacionit për tërmetin”, Vasili: Kryeministri çudit edhe në kohë dramatike

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili shkruan përmes rrjeteve sociale se kryeministri Edi Rama çudit edhe në kohë të tilla të fatkeqësive natyrore, duke ngarkuar nga sot për drejtimin e operacionit për tërmetin ministrin e Bujqësisë, Blendi Çuçi.

“Të gjitha formacionet më të mëdha dhe me te rëndësishme të shtetit për ndërhyrjen janë ne varësi të Ministrit te Mbrojtjes, kurse ne krye te gjithë operacionit kryeministri vendos Ministrin e Bujqësisë...?!”, shkruan Vasili.

Reagimi i plotë:

Kryeministri çudit edhe ne kohe dramatike duke deklaruar:

"Ngarkoj sot ministrin e Bujqësisë, si njeriu që do bëjë me fuqi të plota drejtimin e operacionit."

Ministria e Mbrojtjes ka ne varesi Agjensine Kombetare te Emergjencave Civile, ka edhe te gjithe Forcat e Armatosura.

Te gjitha formacionet me te medha dhe me te rendesishme te shtetit per nderhyrjen jane ne varesi te Ministrit te Mbrojtjes, kurse ne krye te gjithe operacionit kryeministri vendos Ministrin e Bujqesise...?!

As drejtim politik as operativ.

Po te ishte politik do te merrte pergjegjesine ose kryeministri ose zv.kryeministri.

Po te ishte thjesht operativ duhej te ishte Ministri i Mbrojtjes.

Hajde kuptoji keta se sa seriozisht e kane...

Të fundit