Çudia/ AKU bllokon ushqimet e skaduara prej 4 vitesh, Gjykata e Sarandës shfuqizon vendimin

Në Sarandë ka habitur vendimi i Gjykatës së Sarandës i cili rrezikon jetën e konsumatorëve, si vendas ashtu edhe të huaj. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit kishte bllokuar 7,636 kg ushqime të skaduara dhe aktivitetin e palicencuar që i tregtonte, por tri ditë më pas, Gjykata e Sarandës vendosi “zhbllokimin” e aktivitetit të palicencuar, e gjithashtu përmbaruesi hoqi masën e “bllokimit” mbi ushqimet e skaduara.

Kjo detyroi AKU-n të vepronte sërish e të bllokonte ushqimin., AKU vendosi ndalimin e menjëhershëm të aktivitetit të pa licencuar dhe tregtimit të produkte të skaduara që nga viti 2015, bllokimin për asgjësim të 7,636 kg produkteve ushqimore të rrezikshme për shëndetin e konsumatorit dhe masën administrative gjobë në vlerën totale 3.2 milion lekë të reja.

Konsumimi i ushqimeve të skaduara është mjaft i rrezikshëm për jetën e konsumatorit, e gjithashtu dëmton imazhin e vendit, në pikun e sezonit turistik.