Flash News

KRYESORE

Cukali: ERTV furnizon të gjitha mediat, ka rënë shumë standardi i lirisë

Cukali: ERTV furnizon të gjitha mediat, ka rënë shumë

Kryetari i Këshillit të Medias, Koloreto Cukali mendon se ka një rënie të madhe të standardit të lirisë së medias. Ai kujton se çdo televizion shqiptar lajmin e merr nga sinjali i ERTV-së.

“Kemi vetëm një burim informacioni për të gjitha aktivitetet e kryeministrit. Nuk e dimë kurrë se ku është kryeministri dhe nuk e ndjekim dot. Ka një rënie të madhe të standardit të lirisë së medias. Jemi i vetmi vend ku nuk ka konferenca shtypi. Këshilli Shqiptar i Medias është krijuar me iniciativën e Këshillit të Evropës, i cili po përpiqet të ndërtojë strukturat e vetërregullimit. Nuk i takon shtetit të thotë se cila është e vërteta, ajo duhet të ndërtohet nëpërmjet disa standardeve. Është një proces shumë i vështirë në një terren si Shqipëria”, tha Cukali në emisionin “Provokacja”.

Ai shtoi se propaganda zotëron tregun mediatik, ku opinioni maskohet si lajm.

“Vetërregullimi do të zgjidhë një pjesë të këtyre gabimeve. Gjoba ekzekutohet menjëherë, nëse kjo fjali hiqet bie ligji, sepse i gjithë ky proces, ky projektligj i paketës anti-shpifje për këtë u bë”.

Të fundit