Flash News

KRYESORE

Cukali gris projektligjin antishpifje të qeverisë në studion e emisionit: Është regresiv

Kreu i Këshillit Shqiptar të Medias, Koloreta Cukali, duke ju referuar projektligjit të qeverisë për të ashtu quajturën paketa anti-shpifje, tha se media nuk ka nevojë për rregullim ligjor por për etikë.

“Shpifja dënohet në ligjin civil shqiptar me gjobë. Kushdo që ankohet në gjykatë, e merr të drejtën. Ne nuk kemi nevojë për rregullim ligjor, por për etikë në media. Por, kjo etikë nuk zgjidhet me ligje dhe ndërhyrje nga qeveria”, deklaroi Cukali në studion e emisionit “Top Talk”.

Ai u shpreh gjithashtu se propozimi është regresiv dhe se nëse ai miratohet i jep mundësinë një individi me pushtet që të mbyllë çdo faqe brenda 24 orësh për një vit. Në shenjë proteste, Cukali grisi në studion e emisionit letrën ku është shënuar projektligji.

“Ky është akt i pastër terrorizmi politik. Nëse ky ligj kalon, na çon përtej Turqisë, vend ku ka shkelje të drejtave të njeriut dhe lirisë së shtypit. Ky ligj i jep mundësinë një individi me pushtet që të mbyllë çdo faqe brenda 24 orësh për një vit. Ti mund ta gjesh të drejtën në gjykatë vetëm pas 4 vitesh. Është ligj regresiv në frymën e vet, zgjidhja është vetërregullimi. Ky draft griset dhe hidhet, pasi nuk është draft evropian, por kinez. Nuk duhet të vijë qeveria që të mbyllë portalet, është një proces që i lihet vetë gazetarëve në dorë, të cilët gradualisht do të mblidhen për të bërë vetërregullimin, siç është Urdhri i Mjekut. Ligji hidhet në plehra, më pas nis procesi i vetërregullimit, ku qeveria mund të ndihmojë me mënyrat e saj, por jo përmes ligjesh që bëhen apostafat për të mbyllur mediat online”, u shpreh Cukali.

Të fundit