Flash News

KRYESORE

Cukali: Me hyrjen në fuqi të ligjit, prisni represion dhe vetëcensurë

Cukali: Me hyrjen në fuqi të ligjit, prisni represion dhe

Drejtori ekzekutiv i Këshillit Shqiptar të Medias, Koloreto Cukali, paralajmëroi se me hyrjen në fuqi të paketës antishpifje do ketë represion dhe vetëcensurë.

"Ne do të shkojmë për të protestuar është e drejta jonë për të protestuar. Ai parlament nesër nuk ka pikë rëndësie, sepse ai e di, ai e ka vendosur dhe varet se çfarë ai do. Aty është një Parlament që pret ti shkojë një mesazh tërhiqu, sulu, bëje mos e bëj.

Nesër nuk do ndodhë ndonjë gjë e madhe pas miratimit të ligjit sepse ka procedura të tjera. Në momentin që bëhet ligji bëhet aktiv do shohim represion dhe minimumi në vetëcensurë të të gjitha medieve dhe gazetarëve.”, tha Cukali në Ora News dhe kujtoi se gazetarët do të protestojnë nesër te parlamenti për të kundërshtuar paketën anti-shpifje.

Të fundit