Flash News

KRYESORE

Çunat e Kombëtares në dasmën e Elsed Hysajt, pse munguan shqiptarët e Kosovës?

Të shtunën në mbrëmje, kapiteni i Kombëtares shqiptare kurorëzoi dashurinë e tij në martesë me Fiorenza Lekstakajn. Bashkë ata kanë dhe një djalë dhe prej vitesh bashkëjetojnë. Mirëpo dasmën vendosën ta bënin disa vite më vonë.
 
View this post on Instagram
 

I CHOOSE YOU..!❤️

A post shared by Elsi ⚽️⚽️ #23 🔴⚫️ #4 (@elsihysaj) on

Të shtunën, kalaja e Rozafës ishte kthyer në kështjellën e dashurisë së çiftit të dashuruar. Çdo detaj ishte i kuruar dhe dasma ishte madhështore. Përveç nuses dhe dhëndrit, vëmendje të madhe morën dhe të ftuarit VIP. Mes tyre, çunat e Kombëtares të cilët ishin pranë shokut të tyre të skuadrës, në ditën e tij më të rëndësishme. Ajo çka u vërejt ishte mungesa e pjesës tjetër të ekipit, shqiptarëve të Kosovës. Asnjë prej tyre nuk është parë në dasmën e Elsit. Nuk dihet nëse janë pushimet arsyeja pse nuk kanë mundur t`i bashkohen dasmës apo ka një krisje në marrëdhënien e tyre?

Të fundit