“Çunat problematikë dolën nga furgoni”, reagon Meta pas sulmit ndaj makinës së Fatos Lubonjës

Vjen reagimi i parë publik pas publikimit të lajmit se makina e analistit të njohur Fatos Lubonja është sulmuar me gur. Ngjarja ka ndodhur që më 1 korrik, pra një ditë pas zgjedhjeve të 30 qershorit, por sot u bë publike.

Presidenti Ilir Meta ka reaguar i pari lidhur me këtë ngjarje, duke ironizuar me “çunat problematikë”, frazë e përdorur në përgjimet e Bild nga ish-ministri Damian Gjiknuri në qeverinë Rama.

“Thonë që sot çunat problematikë kanë dalë nga furgoni për të “përshëndetur” makinën e një analisti kritik ndaj Bablokut.
Qoftë fake neës për të dielë, për të mirën e Kryeproblematikut!”, shkruan Meta.