Flash News
Shoferja humb kontrollin në aksin Devoll-Miras, dy të plagosur
SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Çupi: Në Shijak vazhdon tërmeti i qeverisë, ndihmat shpërndahen sipas përkatësisë politike
Ish-deputetja e PD-së Dhurata Çupi akuzon qeverinë se nuk po iu gjendet pranë banorëve të Shijakut, situata e të cilëve është problematike pas tërmetit të 26 nëntorit.
Në Facebook ajo shkruan se në Shijak , ku tërmeti nuk është ndjerë vetëm si fatkeqësi natyrore , po vazhdon tërmeti qeverisës.
“20 pallate të dëmtuara dhe që do të shemben me nga 20 familje për pallat. 400 shtëpi për t’u shembur. Asnjë informacion çfarë do të bëhet me këto familje. Qeveria që dërgon faturat e energjisë elektrike, ujit, taksat vendore, dhe sigurimet shoqërore pranë bizneseve si në situatë normale.
Kurs ndarjet e ndihmave preferenciale sipas përkatësisë politike. Kjo është situata në Shijak dhe ne çdo qytet që i preku tërmeti. Besimin zero te qeveria, dhe pa shpresë për zgjidhje. “, shkroi ajo.
Çupi mendon se propozimet e PD-së për lehtësirat fiskale të biznesit në këtë periudhë dhe 5 pikat konkrete, janë shpresa e afërt e qytetarëve të Shijakut.