Flash News

KRYESORE

"Cupidi" italian, pas 3 muajsh arrestohet shqiptari i dytë i arratisur nga burgu

"Cupidi" italian, pas 3 muajsh arrestohet shqiptari i dytë i

As tre muaj nuk ka zgjatur liria e shqiptarit te arratisur nga burgu ne Itali. Pas 3 muajsh është arrestuar nga policia në Romë, edhe shqiptari i dytë i arratisur nga burgjet italiane më 30 korrik të këtij viti. Në pranga ka përfunduar Osvaldo Marku, i cili pas mediave lokale italiane është arrestuar gjatë natës së shkuar nën shoqërinë e një gruaje, me të cilën kishte pasur lidhje më përpara.

Marku u arratis nga burgu në Civitavecchia më 30 korrik bashkë me shqiptarin tjetër Lekë Luca, 31 vjeç, i cili u arrestua një ditë më vonë, teksa kishte thyer këmbën në përpjekje për t’u arratisur.

22 vjeçari Osvald Marku është burgosur për vjedhje të rëndë dhe konfiskim. Për 55 ditë, ai mundi t’i shpëtonte kërkimeve të policisë duke u arrestuar rreth orës 21:00 të mbrëmjes së shkuar.

Operacioni për arrestimin e Markut u kodua “Cupid”, për shkak të lidhjes që kishte ai me një grua dhe që kishte rivendosur kontaktet pas arratisjes.

 

Të fundit