Flash News

KRYESORE

Cutrone, Suso dhe Higuain dërgojnë Milanin afër zonës së “Champions”-it

Pas dy humbjesh radhazi, Milani i Gattusos është rikthyer tek fitorja duke mundur me rezultatin 3-2 ekipin e Sampdorias.

Kuqezinjtë kaluan të parët në avantazh me anë të Cutrone-s, pas një krosimi të Suso-s në minutën e 17’-të.

Më pas ishin miqtë që barazuan në vetëm dhjetë minuta, fillimisht me Saponara dhe më pas me Quagliarella-n.

Por ishte Gonzalo Higuain ai i cili në minutën e 36’ arriti të barazonte shifrat dhe më pas Suso në të 62’ realizoi edhe golin e fitores për “djallin”.

Me këtë 3-pikësh, Milani ngjitet përkohësisht në vendin e 5-të me 9 pikë, shumë afër zonës së “Champions”-it.

Të fundit