Flash News
Shqipëria me ujërat më problematike në Europë, vetëm 16.8% e plazheve marrin vlerësimin "ekselent"
Kush është "Sandri" Rubati? E shkuara e 50-vjeçarit që u plagos në atentatin në Sarandë
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Të shtëna me armë në Sarandë, plagoset një person
Raporti i KE “nxin” qeverinë: PPP-të, tenderët, Tatimet e Doganat mbeten vatra korrupsioni
CV-ja e Belinda Ballukut, e vetmja eksperiencë profesionale që përputhet me postin që i dha Rama
Belinda Balluku është një nga ministret ‘surprizë’ që u emëruar nga kryeministri Rama, pas shkarkimit të Damian Gjiknurit, pak ditë para Vitit të Ri bashkë me 6 ministra të tjerë dhe zv.kryeministren.
Ajo u emërua dhe u dekretua si ministrja e re e Infrastrukturës dhe Energjisë.
Ndonëse online, në faqen e kryeministrisë Balluku ka një CV-të gjatë, bie në sy se me postin që ka marrë përsipër rezulton të përputhet vetëm një nga eksperiencat e saj, si drejtore e ALBCONTROL Sh.A., Agjencia Kombëtare e Lundrimit Ajror të Republikës së Shqipërisë.
Madje, siç edhe duket, për këtë përvojë flitet gjerë e gjatë si arritja më e rëndësishme në përshkrimin e karrierës së saj profesionale, e ndoshta dhe e vetmja bindëse.
Kjo pasi në eksperiencat e tjera renditet posti për Marrëdhëniet me Publikun dhe më vonë si Drejtore e Kabinetit të Kryetarit të Bashkisë së Tiranës.
Po ashtu, ajo ka patur poste drejtuese edhe në kompaninë më të madhe shtetërore të telefonisë celulare AMC, sot Telecom Albania në fillimisht si Drejtore e Kujdesit Ndaj Klientit ku dhe krijoi për herë të parë në Shqipëri shërbimin e Call Center, dhe më pas Drejtore e Marketingut. Gjatë kësaj periudhe dinamike për kompaninë AMC, znj Balluku ka qenë pjesë e bordit vendimmarrës.
Znj. Belinda Balluku ka lindur në Tiranë, në 9 tetor 1973. Ajo është nënë e dy fëmijëve, Colin dhe Belen.
Znj. Balluku para emërimit në detyrë si Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë ka mbajtur nga shtatori i vitit 2013 e në vazhdim pozicionin e Drejtorit të Përgjithshëm në ALBCONTROL Sh.A., Agjencia Kombëtare e Lundrimit Ajror të Republikës së Shqipërisë. Znj. Balluku është diplomuar me titull nderi nga IATA (International Air Transport Association) për Menaxhimin e Shërbimeve të Lundrimit Ajror (Air Navigation Services Management). Gjithashtu ka përfunduar me arritje të shkëlqyera Diplomën e Përgjithshme të Menaxhimit, pranë IATA, Miami, USA. Ajo mban titullin juriste dhe në vitin 1999 është diplomuar në Institutin Teknologjik të Athinës, në degën Administrim Biznesi. Znj Balluku ka një sërë kualifikimesh të tjera në fushat e Sigurisë Ajrore, Telekomunikacionit, Burimeve Njerëzore, Menaxhimit të Qeverisjes Vendore dhe Drejtimit të Institucioneve Sociale. Gjatë kryerjes së detyrës së Drejtores së Përgjithshme të ALBCONTROL, Belinda Balluku është përzgjedhur si një nga 12 anëtarët e Bordit të Agjencive të Lundrimit Ajror (ANSB), pranë EUROCONTROL. Ky bord përfaqëson të gjithë grupet e interesit në menaxhimin e trafikut ajror dhe integrimin e tyre në stukturat drejtuese e vendimmarrëse të EUROCONTROL në mbështetje të Qiellit të Vetëm Evropian (SES).
Kontributi i znj Balluku në fushën e aviacionit shqiptar është vlerësuar në mënyrë të vazhdueshme nga partnerët ndërkombëtarë, ajo ka nxitur bashkëpunimin e shkëlqyer me agjencitë fqinje si dhe integrimin e ALBCONTROL në organizmat evropianë. Ka mundësuar realizimin e ndryshimeve të mëdha në ALBCONTROL duke synuar rritjen e standarteve dhe përafrimin e tyre me ato të Komunitetit Europian përfshirë realizimin e objektivave pan europiane si FRA dhe MLAT. Znj. Balluku ka një experience të gjerë edhe në fushën e telekomunikacionit e cila ka nisur në nëntor të vitit 2000, menjëherë pas privatizimit të kompanisë më të madhe shtetërore të telefonisë celulare AMC, sot Telecom Albania, pjesë e grupit T- DeutscheTelecom. Znj. Balluku ka mbajtur pozicione të larta drejtuese fillimisht si Drejtore e Kujdesit Ndaj Klientit ku dhe krijoi për herë të parë në Shqipëri shërbimin e Call Center, dhe më pas Drejtore e Marketingut. Gjatë kësaj periudhe dinamike për kompaninë AMC, znj Balluku ka qenë pjesë e bordit vendimmarrës.
Në vitin 2004, znj. Balluku i është bashkuar stafit të Bashkisë së Tiranës, fillimisht si Këshilltare për Marrëdhëniet me Publikun dhe më vonë si Drejtore e Kabinetit të Kryetarit të Bashkisë. Gjatë kësaj periudhe, ajo ka udhëhequr zhvillimin e strategjive të komunikimit me publikun dhe mediat. Ajo ka qenë pjesë aktive për krijimin e ndërfaqes së pritjes së popullit dhe ka menaxhuar më pas me sukses koordinimin mes Kryetarit dhe drejtorive ekzekutive të Bashkisë së Tiranës. Prej vitit 2006, znj. Balluku ka qenë pjesë vitale e Partisë Socialiste. Ajo ka marrë pjesë në shtabet elektorale, ka organizuar evente të rëndësishme politike dhe ka drejtuar Kabinetin e Kryetarit gjatë periudhës janar 2011-janar 2012. Përgjegjësia sociale është një fushë ku znj. Balluku ka dhënë në vazhdimësi kontributin e saj duke qenë e pranishme përmes projekteve dhe nismave komunitare.
Disa nga drejtoritë në varësi të ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë:
Drejtoria e Përgjithshme e Politikave dhe Zhvillimit të Infrastrukturës dhe Territorit
Drejtoria e Politikave dhe Strategjive të Zhvillimit të Transportit dhe Infrastrukturës
Drejtoria e Programeve të Zhvillimit të Transportit, Infrastrukturës dhe Zhvillimit Urban
Drejtoria e Programeve të Zhvillimit në Fushën e Ujësjellës Kanalizimeve dhe Mbetjeve
Drejtoria e Politikave dhe Strategjive të Zhvillimit të Telekomunikacionit dhe Postave
Drejtoria e Konceptimit dhe Fizibilitetit të Projekteve në Fushën e Transportit dhe Infrastrukturës
Drejtoria e Përgjithshme e Politikave dhe Zhvillimit të Industrisë dhe Energjisë
Drejtoria e Politikave dhe Strategjive të Zhvillimit të Industrisë dhe Energjisë
Drejtoria e Programeve të Zhvillimit në Fushën e Energjisë dhe Efiçencën e Energjisë
Drejtoria e Programeve të Zhvillimit në Fushën e Hidrokarbureve
Drejtoria e Programeve të Zhvillimit në Fushën e Minierave dhe Industrisë
Drejtoria e Konceptmit dhe Fizibilitetit të Projekteve të Industrisë dhe Energjisë
Drejtoria e Përgjithshme Rregullatore dhe Përputhshmërisë në Infrastrukturë dhe Energjisë
Drejtoria e Derregullimit, Lejeve, Licencave dhe Monitorimit
Të fundit
Epidemia e heshtur: Një në dy shqiptarë ndërron jetë nga zemra
18 July 2026, 11:05
Leku forcohet e nuk ka frikë, se çunat jashtë merren me botanikë!
18 July 2026, 10:42
"Jeta të surprizon", Messi flet për foton ikonike me Lamine Yamal
18 July 2026, 09:35
Këmbimi valutor, me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja
18 July 2026, 09:05
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
18 July 2026, 08:49
E rëndë në Korçë, njerku plagos me thikë në kokë 18-vjeçarin
18 July 2026, 08:40
Temperatura deri në 38 gradë Celsius, parashikimi i motit për sot
18 July 2026, 08:14
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
18 July 2026, 07:59
Të shtëna me armë në Sarandë, plagoset një person
17 July 2026, 21:48
Ndahet nga jeta ‘Zonja e pëllumbave’ në filmin ‘Home Alone’
17 July 2026, 20:41
Leku, kampion bote, po a e ka parë kush VAR-in?
17 July 2026, 18:24
Tërmeti 7.4 ballë godet Meksikën, alarm për cunami
17 July 2026, 18:14
Kadastra e Goxhobellit nën lupën e KLSH-së, shkelje dhe 968 milionë lekë dëm
17 July 2026, 16:23
Pse i duhej Edi Ramës edhe një herë trupi i pajetë i Martin Canit
17 July 2026, 15:23
Fundjavë përvëluese, temperaturat deri në 41 gradë të dielën
17 July 2026, 15:08
Ronaldo : Cristiano mund të luajë në Arabi, por Botërori është tjetër nivel
17 July 2026, 14:16
Cili klub ka më shumë lojtarë në finalen e Botërorit?
17 July 2026, 13:54
Çmimet janë rritur me 3.2% në qershor, efekti kryesor nga ushqimet dhe argëtimi
17 July 2026, 13:32
Shqipëria nuk ka çfarë të shesë, nën drejtimin e Ramës nuk prodhon më asgjë!
17 July 2026, 13:12
EPPO (Zyra e Prokurorit Publik Europian) në Tiranë si hap kuptimplotë
17 July 2026, 12:09
Banka e Shqipërisë propozon që Guvernatori të ketë imunitet nga arrestimi
17 July 2026, 11:33
Elitat shqiptare: Nga kazani i Enverit tek kryekazanxhiu i neokomunizmit!
17 July 2026, 10:51
Qeveria i jep falë për hotele trojet e postave të policisë në Dhërmi dhe Palasë
17 July 2026, 10:09
Heshtja që mban erë
17 July 2026, 09:53
Dhunohet fizikisht oficeri i krimeve në Sarandë, policia nis kontrollet
17 July 2026, 09:33
Këmbimi valutor, me sa shiten e blihen monedhat e huaja
17 July 2026, 08:53
Temperatura deri në 39°C, si pritet moti në vend ditën e sotme
17 July 2026, 08:36
Protesta në Ukrainë pas shkarkimit të ministrit të Mbrojtjes nga Zelensky
17 July 2026, 08:20
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
17 July 2026, 08:02
Pse Vuçiç s’e nënshkroi deklaratën për Ukrainën në Kiev?
16 July 2026, 22:46
Nga Napoli në Athinë, netët e nxehta po u kushtojnë banorëve dhjetëra orë gjumë
16 July 2026, 22:30
Dervishi: Patronazhistët janë qenie të pështira
16 July 2026, 22:11
Kosova në garë për fondet e BE-së, raporti dorëzohet në afatin e fundit
16 July 2026, 21:29
Shtatë gjëra që nuk duhet t’i bëni kurrë kur hani në Itali
16 July 2026, 20:24
“47 ditë, ne nuk tërhiqemi”/ Pankartat pikante nga protesta
16 July 2026, 20:09
Korrupsion gjatë detyrës, arrestohen dy efektivë të Komisariatit nr. 3 në Tiranë
16 July 2026, 19:36
Risi historike në Botëror, FIFA i dhuron kampionëve unaza si në NBA dhe NFL
16 July 2026, 18:59
Aksident në aksin Elbasan-Librazhd, humb jetën 19-vjeçari
16 July 2026, 18:45
A po përjetojmë retrogradën më të keqe të Mërkurit ndonjëherë?
16 July 2026, 17:01
“Legjenda” e dy avionëve zjarrfikës në Shqipëri
16 July 2026, 16:28
Gjykata Administrative rikthen në detyrë dekanen Dorina Hoxha
16 July 2026, 16:02
Vrasja e Astrit Kalasë në sallën e gjyqit, zgjaten me tre muaj hetimet
16 July 2026, 14:59
Rikthehet rënia e Euros, prek rekord të ri historik pranë 93.6 lekëve
16 July 2026, 14:42
Ndotje mjedisore në Dhërmi/ IKMT pezullon dhe gjobit 5 kompani
16 July 2026, 14:22
Çfarë mund ta ndalë gjuhën e ashpër të Serbisë karshi Kosovës?
16 July 2026, 14:03
Plagosje me thikë brenda Poliklinikës në Shkodër
16 July 2026, 13:20
Kur Parlamenti fillon të përfaqësojë burgun
16 July 2026, 12:35
Jared Kushner had better drop out of his Albania project—for his own good
16 July 2026, 12:27
Për këto 4 shenja të zodiakut nis një kapitull i ri në dashuri
16 July 2026, 12:19