Flash News

KRYESORE

CV-ja në faqen e Kryeministrisë që duhet të bëjë me turp ministren Kodheli

Në faqen e Kryeministrisë janë vendosur së fundmi emrat dhe CV-të e ministrave teknikë të propozuar nga PD-ja, si rezultat i marrëveshjes së 18 majit.

Nëse i hedh një sy jetëshkrimeve të ministrave të rinj, përgatitja e tyre akademike dhe profesionale është për t’u vlerësuar.

Një prej tyre është ministri i Brendshëm, Dritan Demiraj, për të cilin në faqen e Kryeministrisë shkruhet se ‘gjatë viteve 2007-2013 ka ushtruar detyrën e Komandantit të Forcave Speciale të Ushtrisë dhe Regjimentit Komando të Forcave Speciale, e cila ka qenë njësia më e vlerësuar e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë’.

Demiraj vlerësohet për drejtimin e ‘misioneve të para luftarake shqiptare në Afganistan në kuadër të operacionit ndërkombëtar ISAF, ku ka marrë vlerësime maksimale nga partnerët, SHBA dhe NATO’, ndërsa përmenden gjithashtu dekoratat “Nderi i Kombit” dhe  “Medalja e Artë të Shqiponjës” që ai ka marrë nga Presidenti i Republikës.

Por kjo CV me shumë vlerësime që është publikuar në faqen e Kryeministrisë nuk u mor parasysh dhe vazhdon të kundërshtohet nga kolegia e Demirajt në qeveri, ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli.

Në vitin 2014-të, Kodheli e shkakroi Demirajn nga detyra e Kolonelit në Forcat e Armatosura sepse ishte "larguar pa leje jashtë vendit", ndërsa në muajn qershor të këtij viti, Gjykata Administrative i dha të drejtë Demirajt duke kërkuar rikthimin e tij në detyrë. Gjithsesi, Kodheli vazhdon të bëjë rezistencë duke apeluar vendimin e gjykatës.

Zbulohet emri i politikanit ‘Vip’ të pasur dhe të pushtetshëm që u denoncua nga ‘ISP’

Të fundit