Flash News

KRYESORE

Daçiç ‘i bie’ rrufeja, piloti bën ulje të detyruar

Daçiç ‘i bie’ rrufeja, piloti bën ulje të

Avioni me të cilin po udhëtonte ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç drejt Sllovenisë është goditur nga rrufeja.

Piloti është detyruar të bëjë ulje të detyruar në një prej aeroporteve më të afërta sllovene. Bëhet e ditur se ky incident nuk ka pasur pasojë të rënda, edhe pse paniku mes udhëtarëve ka qenë tepër i madh.

Më pas Daçiç ka vazhduar rrugën drejt Bledit ku merr pjesë në Forumin Strategjik.

U dëgjua një shpërthim i vogël, u pa një ndezje. Por askush nuk mund të bënte asgjë për ne”, citohet të ketë thënë Daçiç.

Sipas mediave serbe, Daçiç nuk e ka për herë të parë këtë eksperiencë. I njëjti avion me të cilin ai po udhëtonte në fund të muajit maj drejt Greqisë, ka pësuar avari dhe pilotit i është dashur të bëjë ulje të detyruar në Athinë.

Të fundit