Flash News
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
“Kosova është Jerusalemi ynë”, tha sot Daçiç në fillim të një konference në Beograd, me rastin e 25 vjetorit të vendosjes së raporteve diplomatike ndërmjet Izraelit dhe Jugollavisë, e pastaj Serbisë, raporton agjencia Beta.
Mëtutje, ai ka theksuar se Serbia e çmon qëndrimin parimor të Izraelit për mospranimin e shpalljes së njëanshme të pavarësisë së Kosovës, dhe kjo, sipas Daçiçit, “reflekton pozitivisht në cilësinë dhe përmbajtjen e raporteve të përgjithshme” ndërmjet dy vendeve.
Ambasadorja e Izraelit në Beograd, Alona Fisher-Kamm, gjatë fjalimit të saj në këtë tubim, e ka falënderuar Serbinë për “drejtimin në të cilin shkojnë raportet në të mirë të dy popujve”. Ajo ka theksuar se këmbimi i mallrave dhe investimet izraelite në Serbi janë rritur.