Flash News

KRYESORE

Daçiç: Kosova mund të bëhet pjesë e INTERPOL por jo e UNESCO-s

Daçiç: Kosova mund të bëhet pjesë e  INTERPOL por

Pranimi i Kosovës në UNESCO duket se ka komplikuar situatën e pranimit në INTERPOL.

"Për sa i përket antarësimit në UNESCO është e qartë se Kosova nuk ka më shumë se dy të tretat e votave, ndryshe në lidhje me anëtarësimin në Interpol”- thotë Ministri i Jashtëm serb Ivica Daçiç.

Ai tha se do të takohet me homologun e tij, Ministrin e policisë Nebojsha Stefanoviq, për të diskutuar anëtarësimin e Kosovës në Interpol, sepse problemi është në juridiksionin e Ministrisë së Brendshme.

“Një mbledhje e rëndësishme e Interpolit mbahet në shtator në Kinë. Përveç Kosovës, antarësim kanë kërkuar edhe Palestina dhe Ishujt Solomon. Si mund të themi, votoni për Palestinën, por jo edhe për Kosovën” - shpjegon Daçiç. Ekspress

Të fundit