Flash News

KRYESORE

Daçiç paralajmëron Maqedoninë: E dimë planin tuaj; të shtunën ballafaqohemi në Durrës

Daçiç paralajmëron Maqedoninë: E dimë planin tuaj;

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç është përpjekur të paralajmërojë Maqedonisë se vendi i tij është në dijeni të çdo lëvizje të tyre.

Duke folur rreth vendimit për tërheqjen e të gjithë trupit diplomatik nga Shkupi, Daçiç nuk dha një arsye të qartë, por theksoi se Beogradi di çdo gjë sa i përket vendimeve të marra nga fqinji jugor.

“Nuk do të jetë e lehtë për autoritetet në Maqedonië të mësojnë se ne dimë gjithçka çfarë po ndodh dhe nuk ka asnjë dilemë se faktori i huaj është i përfshirë. Ne dimë se çfarë ata kanë vendosur, çfarë po bëjnë dhe çfarë do të bëjnë. Qëllimi i Serbisë nuk është të jap detaje sepse nuk duam të ndeshemi në një ‘luftë speciale’, por të kemi marrëdhënie të mira miqësore”, tha Daçiç duke mos i dhënë përgjigje pyetjes përse Beogradi vendosi të marrë këtë vendim radikal.

Daçiç tha se do të ketë një ballafaqim për këtë çështje mes kryeministres serbe, Ana Brnabic dhe homologut maqedonas, Zoran Zaev, gjatë takimit që do të zhvillohet të shtunën në Durrës, mes kryeministrave të Ballkanit Perëndimor.

Takimi ‘i nxehtë’ i Durrësit, nga përplasja Shkup-Beograd te mesazhi për Turqinë e Erdoganit

Të fundit