Flash News

KRYESORE

Daçiç pretendon se një shtet i dytë ka tërhequr njohjen e Kosovës

Daçiç pretendon se një shtet i dytë ka tërhequr

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç deklaroi dje se Surinami, shtet në Amerikën e Jugut, ka tërhequr njohjen e Kosovës, ndërsa sot ai ka folur për një lëvizje të ngjashme edhe nga shteti afrikan i Sao Tome dhe Principe.

“Ata e kanë njohur fillimisht Kosovën, por presidenti i ri i Sao Tome është tërhequr nga ky vendim. Shpresoj se nuk do të ndryshojnë qëndrim sërish”, ka deklaruar Daçiç.

Nuk është hera e parë që Beogradi flet për tërheqje të shteteve të ndryshme nga njohja e pavarësisë së Kosovës, por gjithnjë këto pretendime kanë rezultuar false.

Sa i përket Surinamit, qeveria e këtij shteti nuk ka reaguar ende për pretendimin serb, ndërsa lajmi është mohuar nga Ministria e Jashtme e Kosovës.

Të fundit