Flash News

KRYESORE

Daçiç synon të shuajë Republikën e Kosovës: Kemi nevojë për një ‘Dayton 2’

Daçiç synon të shuajë Republikën e Kosovës:

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç ka bërë së fundmi një propozim që nëse pranohet do të shuante Republikën e Kosovës. Duke folur për zgjidhjen e konfliktit midis Prishtinës dhe Beogradit, Daçiç tha se është e nevojshme të organizohet një konferencë ndërkombëtare, e ngjashme me atë të Dayton, ku u vendos për fatin Bosnje-Hercegovinës në vitet ’90.

“Si parakusht për një gjë të tillë do të ishte që qëndrimet e të dy palëve të përafroheshin, meqë, sikundër dihet, janë ende larg njërit-tjetrit”, deklaroi Daçiç për mediet serbe.

Më tej, Daçiç shtoi se që të arrihet zgjidhja, do të duhej organizuar një konferencë ndërkombëtare, një Dayton 2, sipas një modeli për demarkim në një konferencë të madhe ndërkombëtare, që do të duhej mbajtur diku para muajit maj të vitit të ardhshëm, kur edhe i mbaron mandati i komisionerëve evropianë.

Por nëse ky propozim do të pranohej, Kosova do të shfuqizonte vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare në Hagë, që i dha të drejtë shqiptarëve për krijimin e Republikës, si dhe do të bënte të pavlefshme rreth 110 njohje që kanë siguruar nga shtetet në të gjithë botën.

Të fundit