Flash News

KRYESORE

Daçiç thirrje serbëve: Votoni, zgjedhjet në Kosovë me rëndësi jetike

Daçiç thirrje serbëve: Votoni, zgjedhjet në Kosovë

Kryeministri të Serbisë dhe shef i diplomacisë Ivica Daçiç, të dielën u bëri thirrje serbëve të Kosovës që të dalin për të votuar, pasi zgjedhjet e sotme sipas tij janë me rëndësi jetike për serbët.

Ai ka vlerësuar se populli serb vetëm i bashkuar mund të mbijetojë. “Zgjedhjet e sotme janë me rëndësi jetike për popullin serb, i cili vetëm i bashkuar mund të sigurojë mbijetesën e tij”, u shpreh Daçiç.

Në Kosovë sot po mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare, në të cilat marrin pjesë 26 subjekte politike, prej të cilave pesë janë nga radhët e komunitetit serb. Sipas 'Kosovapress' të drejtë vote kanë 1.872.951 votues, prej të cilëve më shumë se 155.000 votojnë për herë të parë. Janë gjithsej 889 qendra votimi, nën vëzhgimin e rreth 30.000 vëzhguesve vendorë dhe atyre ndërkombëtarë.

Të fundit