Flash News

KRYESORE

Dade mbështet krijimin e një lëvizje brenda PS-së: Inkurajoj Bushatin dhe kolegët e tij

Dade mbështet krijimin e një lëvizje brenda PS-së: Inkurajoj

Ish-deputetja Arta Dade mendon se është koha për krijimin e një lëvizje brenda Partisë Socialiste. Në emisionin ‘Tempora’ në Ora News, Dade la të kuptohet se ekziston një grup të pakënaqurish brenda PS, mes të cilëve përmendi edhe ish-ministrin Ditmir Bushati.

“Në konceptin tim e kam konsideruar veten time lidere. Sipas konceptit tim në Shqipëri mungojnë liderët. Kemi të bëjmë vetëm me drejtues të partive politike. Dikur PS mendonte se mund të sakrifikonte pushtetin për të bërë shtetin, ndërsa tani forcat politike kërkojnë të sakrifikojnë shtetin për të mbajtur me thonj pushtetin, ose për të ardhur me rrugë të gabuara drejt pushtetit. Besoj se për sa kohë mungon vullneti politik dhe këtu dua të inkurajoj kolegët e mi që ndodhen në grupin e mazhorancës, zërat nuk kanë munguar. Kujtoj Bushatin që bëri thirrje për dialog. Ne duhet ta gjejmë forcën që të mendojmë për interesa madhore të Shqipërisë”, deklaroi Dade.

Në fund, ajo hodhi poshtë tezat e mazhorancës që akuzojnë opozitë se po ndalon rrugën integruese të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Të fundit