“Daily Mail”: Kopështi Zoologjik i ferrit në Shqipëri

“Daily Mail” ka publikuar disa foto të mjerueshme nga kopështi privat “Safari Park Zoo” në Fier. Fotot e një luani me një sy të infektuar, tejet i dobët mbyllur në kafaz hekuri, përcjellin realitetin e hidhur në të cilin jetojnë kafshët.

Veç luanit, në foto shihet dhe një zebër, një ujk dhe disa drerë të mbyllur në kafaze me hekur e beton.

Imazhet janë të një fotografi anonim. Imazhet tregojnë luanët dhe kafshët e tjera që lëngojnë në kafaze të shkreta dhe të pista të rrethuara nga mbeturinat, pa ujë e hije.

Fotografi shprehet për “Daily Mail” se kur ka vizituar të ashtu quajturin kopësht zoologjik  ka parë  ‘kushtet më të këqija në të cilat jetojnë kafshët’.

Sipas tij, kafshët vuajnë nga një sërë sëmundjesh fizike dhe psikologjike të shkaktuara nga kushtet e mjerueshme, nga mungesa e kujdesit veterinar dhe kequshqyerja.

Më tej ai tregojn se kafshë të tjera kanë ngrordhur nga kushtet e vështira, disa janë shitur apo iu janë dhënë miqve të pronarit.