Flash News

KRYESORE

“Daily Mail”: Mafia shqiptare kontrollon tregun e kokainës, mesazhet e dhunshme nëpër videoklipe

Media britanike “Daily Mail” ka nxjerrë një artikull me fokus mbi veprimtarinë e shumë shqiptarëve, të cilët jetojnë kryesisht në kryeqytetin e vendit, në Londër.

Në artikullin investigues theksohet se pamjet e videoklipeve me shqiptarë tregojnë skena të shqiptarëve në Britani, duke ushtruar aktivitete të jashtëligjshme, kryesisht trafiku i drogërave të forta.

“Ne të vrasim, sepse shqiptarët nuk kanë nevojë për ndonjë arsye për ta bërë këtë. Ne tentojnë që të na kapin, por ata nuk ia dolin dot mbanë’, thuhet në tesktet e këngëve që kanë krijuar të rinjtë shqiptarë.

Një video me shqiptarë në Britaninë e Madhe ka shpërthyer në rrjetet sociale.

Media britanike thekson se kjo bëhet me qëllim që në banda të rekrutohen sa më shumë persona. Duke postuar foto me jetë luksi, bandat shqiptare tentojnë që të mbërthejnë pas vetes sa më shumë kriminelë shqiptarë.

Sipas gazetës, përdoruesit e klasës së mesme të drogës, janë ata që i sjellin më së shumti para Perandorisë kriminale shqiptare, e cila e kontrollon tregun prej 5 miliardë funte apo mbi 6 miliardë dollarë të Britanisë së Madhe.

Të fundit