Flash News

NDËRKOMBËTARE

Daily Mail skandalizon lexuesit me titullin në faqen e parë

Daily Mail skandalizon lexuesit me titullin në faqen e parë

Faqja e parë e Daily Mail është kritikuar  nga politikanët dhe qytetarët britanikë si seksiste dhe fyese.

Politikanët bashkohen me  publikun ku kanë dënuar dhe  përqeshur titullin gazetës prestigjoze “Daily Mail” që  publikoi në faqen e parë të saj kryeministren skoceze Nicola Sturgeon dhe Tereza Mayn që drejton Britaninë e Madhe, me titull skandaloz dhe i pafalshëm sipas tyre ku shkruhej: Harrojeni Brexit, ja kush fitoi garën për këmbët më të bukura.

Megjithëse në shqip nuk pështatet rima kjo frazë ka tronditur opinionin publik në Britani.

Fotoja e kopertinës së gazetës paraqiste kryeministren në një takim politik me lideren e Skocisë, Nicola Sturgeon.

Ky lajm ka shkaktuar te kryeminstrja Theresa May zemërim të gjerë.

Faqja e parë, e cila u shfaq në Twitter të hënën në mbrëmje, pati kritika të menjëhershme nga politikanët dhe nga publiku.

Të fundit