Flash News

KRYESORE

“Daja”, “Varri”, “Maloku”... pseudonimet që përdorte grupi Habilaj

“Daja”, “Varri”, “Maloku”... pseudonimet

Gjatë komunikimeve që kanë zhvilluar me njëri-tjetrëin, Moisi Habilaj dhe të dyshuarit si bashkëpunëtorët të tij kanë përdorur edhe nofka dhe pseudonime.

Kështu në dosjen prej 416 faqesh, “ABC News” ka konstatuar se Sabaudin Çelaj identifikohet si “Daja” nga të akuzuarit ndërsa në   të tjera përgjime, të dyshuarit i referohen atij edhe me emrin “Sabi”.

Ndryshe ka qenë nofka e një tjetër personi, për të cilin duket se kanë luajtur rol karakteristika fizike të tij. Ai identifikohet nga të dyshuarit si “vetlla”. Sipas hetuesve, me këtë emër njihej shtetasi Italian Salvatore Marleta. 

shtetasi Maridian Sulaj, në bisedat mes të bashkëakuzuarve, ai identifikohej si “Varri” ndërsa Florian Habilaj, njihej si “Lolo”.  Për shqiptarit tjetër të akuzuar, Fatmir Minaj, në disa raste personat e përfshirë në trafik i referoheshin si “Çaku”.

Një tjetër nofkë e përdorur nga personat e përgjuar është “Maloku”. Madje, disa herë ai saktësohej edhe si “Maloku nga Laçi”. Sipas dosjes së hetuesve italianë, personi që identifikohej nga të tjerët në këtë formë ishte Erson Zhuka, që sipas italianëve ushtron aktivitetin e tij në Ragusa.

Të fundit