Flash News

KRYESORE

Dako asnjë shenjë reflektimi: Opozita përgjegjëse për daljen e përgjimeve

Dako asnjë shenjë reflektimi: Opozita përgjegjëse për

Për kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako, pas publikimit të këtyre e audio-përgjimeve nga "Bild", qëndron e fshehur pikërisht opozita. Këta të fundit, sipas tij, e kanë përdorur si një formë, për të justifikuar vendimin e tyre drastik për të djegur mandatet.

Dako shton se përgjimet kanë dalë nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, por refuzon të thotë emrin e prokurorit që dyshon. "Ndjej një përbuzje që kjo histori është ngritur për të manipuluar opinionin publik, që votat janë vjedhur dhe se mazhoranca aktuale ka ardhur nga votat e vjedhur. PD po justifikon humbjen e tyre me këtë përgjime dhe që protesta e tyre e nesërme të marrë mbështetje. Kjo farsë sajohet që ata kanë të kenë një kauzë për të legjitimuar pse dolën nga parlamenti dhe të baltosin figurë time. Garantoj të gjithë qytetarët që në Durrës votat nuk janë vjedhur, as nga bandat e as nga mazhoranca", deklaroi ai ne emisionin Repolitix ne Report TV.

"Nuk ka ndryshuar rezultati nga manipulimi. Kjo çorbë është gatuar në zyrat e partisë Demokratike dhe e kanë çuar te gazeta gjermane. Pa diskutim që materialet kanë dalë nga Prokuroria", sqaroi Dako, duke mos marre asnje pergjegjesi per skandalin.

Të fundit