Flash News

KRYESORE

Dako bën stilistin dhe reagon për deklaratat e Bashës: Këtu më ke, me telefon në dorë ditë-natë

Dako bën stilistin dhe reagon për deklaratat e Bashës: Këtu

Kryetari i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako ka reaguar pas deklaratave të bëra sot gjatë takimit me banorët e Manzë nga kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Teksa merr rolin e stilistit ku komentuan veshjen e kryet të opozitës, Dako paralajmëron padi ndaj Bashës teksa e mbyll reagimin e tij duke thënë se ai do të jetë në Durrës me telefon në dorë ditë-natë.

“O Lulzim o toçi i Saliut! Po si mund të vish në Durrës si ata fuksat e viteve 80 me pantallona doku dhe gjuhën si peshk rezervati? Është e thjeshtë se ti je një peshk rezervati dhe më e shumta mund të të hajë Salianji se Saliu s'bëhet llaf.. Po ato që përsërite prapë si skapamento e prishur ishalla s'do ti kesh harruar kur të vish në gjyqin e radhës. Kurse atë lejen për pistën në det mirë bëre që s'e përmende prapë, se do e kishe ngrënë dyfish padinë për atë! Ik fli gjumë tani tek vaska e peshkut ku të rrit Saliu me Kunatin, se Dakon këtu e ke, në Durrës me telefon në dorë ditë-natë o toç!”, shkruan Dako në rrjetin social Facebook.

Të fundit