Flash News

KRYESORE

“Dako do arrestohet”, Rama udhëzon deputetët si të veprojnë pas paralajmërimit të Bashës

“Dako do arrestohet”, Rama udhëzon deputetët si të

Kryeministri Edi Rama u ka dërguar një mesazh të gjithë deputetëve të Partisë Socialiste që të mos u përgjigjen deklaratave të Lulzim Bashës per arrestimin e Vangjush Dakos. “Ne nuk do replikojmë me përgenjështrime. Le të vlojnë në zjarrin e mandateve te lëna .Në rastin e tyre, koka bën, koka pëson”, shkruan kryeministsti, raporton News 24.

Të njëjtën gjë, Rama u ka kërkuar deputeteve edhe për vendimin e opozitës për djegien e mandateve, duke u ndaluar përballjet televizive me ish-kolegët e PD-së dhe LSI-së.

Kreu i PD-së, deklaroi pasditen e sotme se po përgatetit arrestimi i kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako. “Mund të shkojë deri në flijimin e njerëzve të tjerë më të afërt të tij të kapur në bashkëpunim me krimin e organizuar, por asgjë nuk ndryshon në vendosmërinë e opozitës së bashkuar, por jam i bindur edhe në besimin e qytetarëve se vendi nuk mund të mbetet peng i një njeriu të kapur në vjedhje votash dhe që pastaj ka plaçkitur Shqipërinë për të pasuruar një grusht njerëzish”, shtoi Basha.

Lulzim Basha jep lajmin: Po përgatitet arrestimi i Vangjush Dakos

Mund të shkojë deri në flijimin e njerëzve më të afërt”, Basha paralajmëron se Rama po dorëzon bashkëpunëtorët

Të fundit