Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Fitim Zekthi
Ajo gënjeshtër e madhe e ngritur me këmbëngulje të padëgjuar prej gjashtë vitesh nga Rama thuajse ka rënë plotësisht. Gënjeshtra kishte të bënte me “përpjekjet e mëdha të Ramës dhe PS-së për të ndërtuar Shqipërinë e gjeneratës tjetër”. Gënjeshtra kishte të bënte me “qeverinë që për herë të parë bën shtet”, me qeverinë që largon “këmbën e krimit” nga policia, me qeverinë që shëron “ekonominë që kullon gjak”, me qeverinë që nën sloganin narcisist dhe delirant, Rilindje, do ti jepte fund “tranzicionit të dhimbshëm dhe kriminal, tranzicionit të drejtuar nga hajdutë dhe injorantë për ta futur vendin në rrugën pa kthim të shtetit të të së drejtës dhe të integrimit europian”.
Përmes një propagande ekstreme, mijëra orësh dalje në televizione, dhjetëra e dhjetëra kronikash të përgatitura me porosi, qindra emisionesh të ideuara për llogari të qeverisë, përmes mediash të blera dhe kontrolluara, përmes një lufte të tmerrshme ndaj opozitës dhe kritikëve në këto vite u mbajt fshehur ajo që po ndodhte madje u kthye kokëpërmbys.
E vërteta që po del tregon për një qeveri e cila nuk dihet në ka qenë me vetëdije në shërbim të krimit, ka qenë e detyruar ti shërbejë krimit apo thjesht ka qenë bashkë me krimin pa patur ndonjë dallim apo ndonjë kufi ku fillon njëra dhe ku mbaron tjetra.
Akuzat nisën shpejt sepse zullumi ishte i madh dhe nuk fshihej dot. Që në vitin 2014 u provua që kishte nisur të trafikohej drogë nga ajri por makina e tmerrshme e propagandës nuk e lejoi që njerëzit të kuptonin se deri ku shkonte përgjegjësia e qeverisë. Më pas është mbjellja masive e hashashit dhe sërish makineria e propagandës e relativizoi përgjegjësinë e qeverisë.
Gjithnjë media, propaganda, njerëzit e qeverisë në televizione, si askund në botë, u përpoqën dhe ia dolën shpesh ta shkëpusin përgjegjësinë e drejtpërdrejtë të qeverisë nga këto krime apo trafiqe. Qeveria vazhdoi të flasë dhe të mburret për luftë ndaj krimit, për luftë ndaj trafikut, për suksese në ekonomi, për arritje në reformat integruese etj.
Shkalla e sofistikimit ishte e lartë. Mjetet në zotërim si paraja, pushteti, mediat ishin sinkronizuar mirë në krijimin e një “realeje më reale se sa realja” siç thotë filozofi Jean Baudrillard.
Dy kriminologë të njohur të italianë që kanë studiuar aktivitetin e mafies dhe lidhjet e saj politikën dhe shtetin pas viteve 1990 në Itali thonë se ndryshe nga periudha kur mafia godiste apo sulmonte oficerë, prokurorë, gazetarë etj ajo nuk i bën më këto gjëra. Federico Varese dhe Salvadore Lupo thonë se sistemi në të cilin vepron krimi i organizuar dhe trafiku dhe përdorimi që ai i bën pushtetit politik është aq i ndërlikuar dhe aq i sofistikuar sa nuk kuptohet fare që ka krim të organizuar dhe që ky bashkëpunon me shtetin.
Ata thonë se duket sikur gjithçka shkon mirë, sikur politika dhe shteti luftojnë krimin i cili është në vështirësi dhe në përballje me politikën dhe shtetin që nuk i ndahet. Sipas tyre duhet që ky sistem mjaft i koordinuar dhe mjaft hermetik të pësojë një avari, nga ai të ketë një rrjedhje në mënyrë që kuptojmë se jetojmë në një realitet krejt tjetër. Sistemi nuk lejon rrjedhje të tilla dhe ka ndërtuar antitrupa mjaft të organizuar që kur të ketë rrjedhje ajo të mos përhap;et fare, të mbesë aty dhe të shuhet zhurma.
Ekzaktësisht kjo është situata me Shqipërinë. Deri në vitin 2017 ministri Tahiri trumbetohej si ministri më i mirë i brendshëm i gjithë tranzicionit, si ministri që luftoi krimin dhe drogën, qëndroi policinë duke e çliruar nga krimi etj. Ai ishte natë e ditë së bashku me Ramën në media dhe gjithë qeveria mburrej me këtë ministër. U desh një avari në sistem, u desh një rrjedhje që ndodhi në Itali teksa prokuroria italiane po hetonte një grup kriminal të trafikut të drogës që të zbulonim se jetonim në një realitet krejt iluziv.
Tahiri dyshohej se ishte pjesë e trafikut ndërkombëtar, pjesë e grupeve të strukturuara kriminale etj. Pra, ai jo vetëm që nuk qenka ky ministri i madh i suksesshëm por qenka pikërisht e kundërta. Akuzat e deriatëhershme ndaj Tahirit nga oficerë shqiptarë, nga opozita apo nga disa pak gazetarë ishin shuar nga makina gjigante e këtij sistemi të sofistikuar.
Por avaria i ndodhi vetëm Tahirit dhe ndodhi vetëm për lidhjet me një bandë. Po me të tjera ku nuk ka patur avari? Po për ministra të tjerë ku nuk ka patur avari? Po për kryeministrin ku nuk ka patur avari?
Lidhjet e qeverisë me njerëz që vijnë nga trafiku i drogës janë dyshuar gjithnjë si të fuqishme dhe si lidhje që kanë bërë të mundur marrjen dhe mbajtjen e pushtetit nga kryeministri Rama. Megjithatë këto dyshime dhe akuza të opozitës dhe të disa pak gazetarëve janë sulmuar dhe janë quajtur shpifje, pengesë për integrimin etj. Fitorja në zgjedhje është quajtur e drejtë, e ndershme dhe pa lidhje me krimin.
Sistemi kishte fuqinë që nëpërmjet prokurorisë të mos lejonte rrjedhjet ndonëse avaria kishte ndodhur. Avaria ka të bëjë me daljen në përgjime të kryetarit të fuqishëm të bashkisë së Durrësit dhe të politikanëve të tjerë të PS-së ku ata shfaqeshin në bashkëpunim me njerëz të dyshuar si trafikantë të rëndësishme për të blerë votat. Avaria ndodhi pa dashje. Nuk po hetohej as Dako dhe asnjë politikan tjetër. Po hetohej një çështje trafiku dhe aty doli Dako dhe të tjerë. Prokuroria si mjet që e përdor sistemi u mundua që kjo avari të mos krijojë rrjedhje. Por rrjedhje u krijua. Çështje shkoi tek Zëri i Amerikës. Për të dobësuar efektin e rrjedhjes prokuroria nisi hetime për gjoja nxjerrje sekreti. Për të penguar efektin e rrjedhjes kryeministri Rama dhe njerëzit e tij në media sulmuan Zërin e Amerikës.
Me përgjimet e publikuara nga gazeta gjermane "Bild" rrjedhja është shkatërrimtare. Tashmë ajo është bërë lumë që s`ka çfarë e ndal.
Paskemi qenë përballë një qeverie ku krimi cakton deputetë, ku krimi zotohet ta nxjerrë rezultatin 10 me 0. Tani nuk ka më asgjë për të kuptuar.
Çfarë duhet të ketë ndodhur me zona të tjera ku nuk kemi avari apo rrjedhje? Çfarë ka ndodhur në Elbasan? Po në Shkodër dhe Tiranë? Sa mandate janë blerë? Cilët deputetë janë caktuar nga krimi? Sa para janë përdorur etj?
Në situata si kjo qeveria dhe shumica parlamentare gati asgjësohet e tëra. Imagjinoni sikur kryetari i bashksië së Milanos të kapej në biseda të tilla me Bernardo Provencanon, me Gaetano Badalamentin, me Leoluca Bagarelewn me apo me Stefano Bontaden etj. Imagjinoni sikur kryetari i bashkisë së Milanos ta bënte këtë gjë për të blerë vota për kryeministrin.
Do ishte shokuese. Do kishte menjëherë dorëheqje të qeverisë. Do kishte menjëherë dorëheqje të kryetarit të bashkisë dhe këshillit bashkiak. Do kishte arrestime në flagrancë të kryetarit të bashkisë, të kryeministrit, të ministrit të brendshëm dhe të dhjetëra njerëzve.
Imagjinoni sikur kryetari i bashkisë së Bordeaux-së të kapej duke folur me trafikantë droge dhe të blinte vota për kryeministrin apo presidenti, imagjinoni sikur kryetari i bashkisë së Munihut apo Hamburgut të kapej në përgjime duke folur me trafikantë për të blerë vota për kancelarin.
Do ishte tronditëse për shoqërinë dhe padyshim që arrestimet në flagrancë do ishin me dhjetëra.
Dako dhe bisedat e tij janë vetëm pak nga ajo që është Shqipëria e ndërtuar nga Rama dhe nga Rilindja. Daklo dhe bisedat e tij janë vetëm ato që kanë pësuar “avari” dhe vetëm ato që kanë pësuar rrjedhje. Jemi vërtet para një situate të pabesueshme.
Opozita, pavarësisht sesa skeptikë mund të jenë disa për të, në këto vite ka bërë një gjë gjigante. U kthye në barrikadën e vetme dhe i tha gjërat e vërteta e vetme edhe kur dukej se nuk do të fitonte, edhe kur dukej se po bënte një betejë vetëvrasëse. Opozita nuk kërrusi shpinën dhe të bënte edhe “Rilindjen” e saj dhe ët ndërtonte sistemin e saj të “krijimit të Shqipërisë së gjeneratës tjetër” me lidhje me botën e krimit.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38