Flash News

KRYESORE

Dako flet për përgjimet, tregon njohjen me të arrestuarit e Avdylëve

Dako flet për përgjimet, tregon njohjen me të arrestuarit e

Kryetrari i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, ka treguar se e njeh personin me pseudonimin ‘Niçja’ i arrestuar nga policia si pjesë e grupit Avdylajt.

Në emisionin ‘Opinion’, Dako tha se Niçja është një qytetar nga Durrësi me të cilin ka komunikuar, ndërsa për Astritin, personi i cili përmendet gjatë përgjimit, edhe ky i arrestuar, tha se është i vëllai i Niçes.

Dako tha se ka pas dijeni që kanë qenë në burg por janë rehabilituar.

Kush është Niçja?

Kush është Niçja një qytetar nga Durrës, me të cilin kam folur. Dua të di datat se kur kam folur, se ai më ka falënderuar.

Po Astriti kush është?

Vëllai i Niçes.

E dije që këta kishin qenë në burg?

Po e di, kanë qenë në burg janë rehabilituar.

Të fundit