All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Dako: Mirëpres personat e dënuar të kontribuojnë në fushatë

Dako: Mirëpres personat e dënuar të kontribuojnë në
All - Paragraf - 1

Kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako këmbëngul se në fushata zgjedhore mirëpret çdo person, duke përfshirë edhe ata që kanë pasur probleme me ligjin. Sipas tij, politikanëve nuk u intereson e shkuara e qytetarëve por vota e tyre.

All - Paragraf - 3

“Këta janë njerëz që mendojnë që mund të japin edhe ata një kontribut që i shërben votës. Dhe shumë njerëz që janë në dyzim dhe vendosin në momentet e fundit edhe ai ndërmjetësi shkon dhe jep votën e vetë. Dhe ne politika na intereson kjo gjë. Ne e mirëpresim qoftë edhe njeriun e dënuar edhe njerëz që kanë pasur probleme me ligjin. Ka pasur edhe deputete që kanë shkuar edhe në burgje për të kërkuar votat’, tha Dako ne emisionin 'Repolitix' ne Report TV.

Për mënyrën e komunikimit në telegon, Dako shpjegon se shprehjet "ça bën, si je, motër/vëlla", tregojnë se ai nuk ka aspak konfidencw me telefonuesit.

"Komunikoj me shumë zgjedhës në celular, por nuk mbaj mend që të kem folur ndonjëherë me Astrit Avdylaj në telefon. Live në takime, ka qenë rasti që kemi folur, jo...ndoshta, por unë nuk e mbaj mend...Telefonata "ça bën, si je, motër/vëlla", ndonjëherë madje shumë shpesh nuk e di se me kë je duke folur dhe po nuk pate nr telefonit këto shprehje "lal, zotëri" janë shprehje që përdorin nga gjithë njerëzit kur nuk i njeh dhe s'ke konfidencë. Sepse kur nuk e njeh e thërret me emër", sqaron Dako.

Të fundit