Flash News

KRYESORE

Dako nderon dëshmorët me deputeten e PS-së. Është kandidatja për Bashkinë e Durrësit?

Kreu i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, ka kryer sot homazhe me rastin e 5 Majit, ditës së nderimit për të rënët e kombit. Në ceremoni, ai shoqërohej nga deputetja Klodiana Spahiu, që shihet aktualisht si kandidatura kryesore e PS-së për të konkurruar në zgjedhjet lokale, për të drejtuar bashkinë e dytë më të madhe në vend, atë të Durrësit.

Si në rastin e kryebashkiakut të Elbasanit, Qazim Sejdini, pas tre mandatave, Vangjush Dako, nuk pritet të rikandidohet më për një mandat të katërt në Durrës.

Dako gjithashtu është nën hetim nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, si pjesë e dosjes 339/1 për shkak të disa bisedave telefonike që ai kishte zhvilluar me Altin Avdylajt, i njohur me pseudonimin ‘Niçja’.

Brenda javës pritet zyrtarizimi i kandidaturës së PS-së që do te konkurojë në zgjedhjet e ardhshme lokale, nese do organizohen me 30 qershor.

 

Të fundit