Flash News
Shoferja humb kontrollin në aksin Devoll-Miras, dy të plagosur
SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Dako nuk tërhiqet: Do drejtoj sërish fushatën në qarkun e Durrësit, fitoj të tre Bashkitë
Kryetari i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, tha se ai do të jetë sërish drejtuesi politik i Partisë Socialiste për qarkun Durrës në zgjedhjet e ardhshme.
Dako shkoi edhe më tej, duke thënë se të tria Bashkitë e këtij qarku, Durrës, Shijak e Krujë, PS do i fitoj sërish.
“Unë përsëri do drejtoj fushatën në qarkun e Durrësit dhe të tria Bashkitë janë të fituara”, tha Dako në emisionin ‘Opinion’.
Sa i takon kandidimit të tij, kryebashkiaku i Durrësit u shpreh se ajo është një çështje që do e vendosin strukturat.
“Nuk e vendos unë. E vendosin strukturat. Unë si Vangjush nuk e ndjej veten të lodhur”, theksoi Dako.