Flash News
Shoferja humb kontrollin në aksin Devoll-Miras, dy të plagosur
SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
“Dako nuk vepronte i vetëm”, Agron Duka: Në përgjime pritet të dalë edhe Edi Rama
Publikimi i përgjimeve të reja nga e përditshmja gjermane “Bild” për përfshirjen e “të fortëve” në ndikimin e rezultatit të zgjedhjeve në 2017-ën, në qarkun e Durrësit ka trazuar më shumë situatën politike. Në studion e “Top Talk”, kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, paraaljmëron se nëse përgjimet do të vijojnë do të dalin edhe telefonata ku përfshihet Rama.
“Jam i sigurt që nëse përgjimet do të vijojnë do të dalë edhe emrin i Ramës. Nuk mund të veprojë i vetëm Dako. Nuk ka mundësi që të kenë pasur lidhje pa bekimin e shefit të madh. E pamundur që Rama të mos dinte gjë. Ai i inkurajoi deri sa kjo punë mori dhenë, e do i dalë era akoma më shumë”, u shpreh Duka, duke shtuar se një nga qëllimet e grupit të Avdylajve ka qene që ai të mos bëhej deputet.
“Po dalin për ditë fakte, nuk është më vetëm ‘alo Niçe’. Unë kam qenë aktor në zgjedhjet e 2017-s në Durrës. Një nga stekat e këtij grupi ishte të mos kalonte Agron Duka. Bëheshin llogaritë që të merreshin aq vota sa të mos kalonte Agron Duka”, shprehet ai.
Në një nga përgjimet, kreu i grupit, Astrit Avdylaj përmend edhe emrin e Dukës. “Unë jam ndikuar negativisht. Për mua nuk ka qenë ndonjë surprizë. Në përgjime dallohet që unë jam kundërshtar i këtij krimi politik. Aty thuhet mos i thoni Gon Dukës që unë jam kundër. Sipas meje, duhet të ketë qenë ndonjë përkrahës i imi dhe do i jetë bërë ndonjë farë presioni, që duke qenë se ti je përkrahës i Gon Dukës të mos i thoni atij, për votën që do i japë PS. Besoj se konkurrenca është mes meje dhe kandidatit të PS (Ilir Drazhi), sepse ishim të dy në një zonë të rrezikuar. E votat kanë shkuar për kandidatin që sot është deputet”, thekson Duka.