Flash News

KRYESORE

Dako nxjerr blof Ramën: Astrit Avdylaj simpatizant i PS, jo i Sali Berishës

Dako nxjerr blof Ramën: Astrit Avdylaj simpatizant i PS, jo i Sali

Kryetari i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako në emisionin ‘Opinion’ deklaroi se Astrit Avdyli është simpatizant i Partisë Socialistë, duke nxjerr blof Edi Ramës që tha se ai ka qenë mbështetës i Partisë Demokratike.

“Ne nuk duam te humbim asnjë vote, ndaj ju kam hapur telefonin dhe ju kam thënë: "Po po, do e shohim". Nuk jam as prokuror, as drejtues policie. Unë hap çdo telefonatë. Nuk e kam njohur kurrë Astrit Avdylin fizikisht deri në vitin 2016. Mbas këtij viti e kam njohur si shume njerëz në atë qytet. E dija që ka qenë i dënuar. Nuk ka qene pjese e stafit elektoral, thjesht simpatizant i shpallur i PS. Nuk është anëtar organizate, por simpatizant i PS”, deklaroi Dako.

Në emisionin Real Story, kryeministri u shpreh se grupe të ndryshme kriminale përfshirë dhe “Avdylajt” i kanë shërbyer Partisë Demokratike për 20 vite. “Këta persona i kanë shërbyer Partisë Demokratike  për 20 vite. Personi i vetëm që ka dhunuar votën e lirë në këtë vend është Sali Berisha. Këtë e ka bërë nyç do zgjedhje që në kemi zhvilluar”, deklaroi Rama.

Të fundit