Flash News

KRYESORE

Dako do të çojë në gjyq Bashën: Nuk i ndahem deri sa të gëlltisë mbrapsht të gjithë baltën

Dako do të çojë në gjyq Bashën: Nuk i ndahem deri sa

Pas akuzave që kreu i opozitës Lulzim Basha, ka drejtuar ndaj kryetarit të bashkisë së Durësit, Vangjush Dakao, ky i fundit ka reaguar.

Dako shprehet se ka vendosur të çojë në gjyqw Bashën pasi pretendon se akuzat ndaj tij janë false dhe të pabaza.

Kryetari i Bashkisë së Durrësit shprehet se ka ardhur koha që kryeopozitari të përgjigjet para drejtësisë për shumë gjëra.

“Nuk do t’i ndahem derisa të gëlltisë mbrapsht ë gjithë baltën që më ka hedhur”, kështu e mbyll statusin e tij Dako.

Statusi i plotë:

Kam vendosur ta çoj në gjyq Lulëzim Bashën, si një shpifës profesionist që e ka kaluar cakun e tolerancës time. Ky njeri që gënjen sy për sy kë t’i dalë përpara, një i paaftë që si kryetar bashkie la kokrrën e namit me paaftësinë e me gënjeshtrat e tij dhe si kryetar i opozitës e ka bërë qesharake Partinë Demokratike, duhet të përgjigjet përpara drejtësisë për shumë gjëra. Por nëse për ato të rëndat fare me dëme ekonomike kolosale, do t’i japë patjetër përgjigjet e veta përballë institucioneve të reja të reformës në drejtësi që ai po bën çmos ta bllokoje, me mua do të përballet e do të përgjigjet përpara gjykatës për shpifjet e tij prej mashtruesi profesionist.

Kam marrë vesh që ky karafil nuk shkon në gjyqet ku e çojnë njerëzit që i akuzon me shpifjet e tij ordinere! Por vjen s’vjen në gjyq të përballet me modelin e shpifur politik që ai mishëron, unë e kam ndarë mendjen që të mos i ndahem derisa të gjithë baltën e tij ta gëlltisë mbrapsht në sytë e gjithë popullit.

Të fundit