Flash News

KRYESORE

Dako: Unë në fushatë jam superman, kam reputacion të madh në Durrës

Dako: Unë në fushatë jam superman, kam reputacion të madh

Kryetari i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako,  tha se ai është i pastërt dhe i cilësoi si të papranueshme akuzat e opozitës ndaj tij.

Kryebashkiaku  shtoi se ai gjatë fushatës lëviz vetëm me shoferin e tij dhe se është superman pasi bën disa takime në ditë.

“Jam akullore, i shikon këto duar, janë akullore. Unë në fushatë jam superman, bëj takime me 20 vetë, me 50 vetë”, tha Dako.

Ai u shpreh gjithashtu se “njeri me ndjenja, kam reputacion, jo vetëm në Durrës, po në gjithë Shqipërinë”,

Duke ju drejtuar edhe të ftuarve në emsion Dako tha se "duhet ta pranoni, kam reputacion të madh në Durrës".

Të fundit