Flash News

KRYESORE

Dakota Johnson dhe Chris Martin në një lidhje, fotografohen bashkë

Dakota Johnson dhe Chris Martin janë çifti më i ri nga personat publik. Ata janë parë për herë të parë së bashku teksa darkonin në Soho House në Los Anxhelos.

Dhe vetëm pak kohë më parë aktorja Dakota Johnson dhe ylli i grupi Coldplay Chris Martin janë fotografuar duke kaluar çaste romantike në plazh në Malibu.

Yjet qëndronin krah për krah njëri-tjetrit ndërsa shëtisnin në bregdet. 28-vjeçarja mbante një fustan të tejdukshëm dhe kishte marrë me vete qenin e saj të dashur  Zeppelin. Ndërsa 40-vjeçari kishte veshur një kostum noti.

Tashethemet mbi një lidhje midis tyre janë nxitur në tetor pasi shijuan së bashku darkë në Los Anxhelos. Një muaj më vonë ylli i Fifty Shades of Grey është fotografuar ulur me stafin ndërsa Coldplay mbante koncert në Argjentinë.

Të fundit