Flash News

KRYESORE

Dalin dëshmitë nga vdekja e turistes ruse: Motorri i ujit e çau në kokë e në trup

Dalin dëshmitë nga vdekja e turistes ruse: Motorri i ujit e çau

Opinioni publik është tronditur ditën e sotme, ku një turiste ruse u nxorr e vdekur nga deti pasi është aksidentuar nga një motorr uji, sikurse del nga dyshimet e para. Ngjarja e rëndë  ndodhi në Tre ishujt në Ksamil ndërsa ende po hetohet për shkaqet e vërteta të ngjarjes.

Njëri prej të pranishmëve bën me dije në një komunikim me JOQ.al se vajza nuk ka rënë nga shkëmbi, por është goditur nga një motor uji, i cili ka qenë brenda zonës së ndaluar për këto mjete.

Sipas tij, pasi ka çarë vajzën dhe ka parë që në ujë kanë nisur shenjat e gjakut, drejtuesi i motorit të ujit është larguar me shpejtësi, ndërsa një person me një varkë të thjeshtë ka nxjerrë në breg trupin e viktimës.

Në tragjedinë që ndodhi në Tre ishujt e Ksamilit vajza është goditur me jetski brenda kufirit të ishullit dhe personi me motorin e ujit është larguar sapo ka parë njollat e gjakut. Policia po e fsheh faktin që ka qenë një jetski në ujë. Një person që rri tek varkat që marrim çdo ditë e nxori viktimën nga uji. Ajo ishte e goditur dhe kishte mbi 20 minuta nga momenti që e kishte parë ky. Ai mori në moment policinë dhe ata vonuan gati gjysmë ore, ndërkohë që jetski u fut brenda kufirit që nuk lejohet dhe që është vetëm për pushuesit që notojnë. Ai që e ka vrarë është zhdukur dhe policia asgjë s’po bën për ta kapur. Theksoj që nga deti vajzën e ka nxjerrë ky që transportonte njerëz për në ishull me një barkë të vogël. Ajo kishte çarje në trup dhe goditje në kokë”, – tregon pushuesi, i cili ishte i pranishëm në vendngjarje.

Ai shton më tej se situata në Ksamil është me të vërtetë e frikshme, duke qenë se as 200 metra larg bregut të detit lundrojnë me shpejtësi motorë uji, të cilët rrezikojnë seriozisht jetën e të gjithëve dhe askush nuk bën as një gjë për të ndalur këtë rrëmujë të madhe.

Të fundit