Flash News

KRYESORE

Dalin detaje të reja nga ekzekutimi i 60 vjeçarit në Mat

Dalin detaje të reja nga ekzekutimi i 60 vjeçarit në Mat

Hajredin Lleshi nga fshati Rukaj i Matit u qëllua për vdekje mbrëmjen e së dielës. Mësohet se disa persona ende të pa identifikuar kanë qëlluar nga një automjet 60­ vjeçarin në derën e shtëpisë. Duke përfituar nga errësira, ata janë larguar menjëherë .

Vrasësit kanë qëndruar jashtë shtëpisë dhe kanë thirrur për të dalë dikush nga shtëpia, sipas policisë. Sapo 60 vjeçari u afrua e kanë lëshuar drejt tij një breshëri automatiku duke e lënë të vdekur në vend. Shkak për vrasjen dyshohet se është gjakmarrja. Disa kohë më parë është vrarë edhe vëllai i viktimës.

Policia bën me dije se “Në sallën operative të Komisariatit të Policisë Mat, ka telefonuar një djalë dhe ka thënë se në fshatin Rukaj, persona të pa njohur me një automjet,  më kanë vrarë babain”.

Menjëherë janë nisur forca të shumta policie në drejtim të fshatit Rukaj, për verifikimin e telefonatës. Pasi morën vesh ngjarjen në të gjitha akset edhe në rrugën e kombit janë ngritur pika kontrolli.

 

Të fundit