Flash News

KRYESORE

Dalin detajt e atentatit të sotëm, objektivi, personat dhe dinamika e krimit

Të tjera detaje janë bërë të ditura për atentatin me 3 të plagosur sot paradite në qytetin e Vlorë. Personi që ishte në drejtim të mjetit dhe u plagos rëndë është Ferdinant Llanaj 39 vjeç. Po kështu mbeti i plagosur dhe personi që udhëtonte me të Dritan Bega 52 vjeç dhe djali i tij vetëm 8-vjeç që ishte me të në makinë, por fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.

Mësohet se pista kryesore e hetimit është ajo e hakmarrjes, pasi i plagosuri është vëllai i Aleksandër Llanajt, njërit prej të dënuarve për masakrën e Çoles në 7 prill 2015. Kujtomë se Aleksandër LLanaj është dënuar nga Gjykata e Apelit e Vlorës me burg përjetë. Ndërkohë  në vitin 2011 është vrarë edhe Baftjar Llanaj, babai i Ferdinant dhe Aleksandër Llanajt.

Masakra e Çoles ndodhi në prill të vitit 2015, kur pas një sherri në kazino mbetën të vrarë shtetasit Albi Limaj, Haki Rakipi dhe Ardi Velaj.

Policia arrestoi si autorë të masakrës Aleksandër Llanaj, Ani Begaj dhe Bertil Aliaj. Gjatë seancave të gjata, u dënua me burgim të përjetshëm Aleksandër Llanaj, ndërsa Ani Begaj dhe Bertil Aliaj u dënuan me nga 35 vjet burg.

Ferdinand Llanaj është njëri prej dy të plagosurve në atentatin e sotëm në rrugën Transballkanike në Vlorë, i cili dyshohet të ketë qenë edhe objektiv.

***

Po sot një makinë e djegur, e cila dyshohet se është e autorëve të atentatit në Vlorë është gjetur e djegur në rrugën e fshatit Kafaraj në Fier. Policia thotë se “rreth orës 10:00, në rrugën e fshatit Kafaraj që lidhet me autostradën Levan- Tepelenë, poshtë një nënkalimi është gjetur i djegur një mjet tip “BMW””.

Bega dhe Llanaj ndodheshin në një makinë Benz, kur janë qëlluar nga persona të paidentifikuar. Mësohet se ata i janë kundërpërgjigjur po me armë zjarri autorëve, pasi në vendin e ngjarjes është gjetur një pistoletë, qe dyshohet se është e një prej të plagosurve.

 

Të fundit