Flash News
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Dalin dokumentat; si u lirua vëllai i ish-shefit të komisariatit pas grabitjes me armë
Një qytetar nga Shijaku ka denoncuar tek ish-kryeministri Sali Berisha se si policia po mban të fshehur një rast kriminal, ku vëllai i një zyrtari të lartë të policisë është arrestuar për vjedhje dhe më pas është liruar.
Zyrtari i larte, referuar qytetarit, wshtw Robert Aga – ish Shef i Komisariatit tw Dibrws, Robert Aga.
“Përshëndetje doktor, quhem Ermir Zoto dhe jetoj në Tiranë. Po ndaj me ju një problem timin. Në datën 12/10/2018 me është marrë automjeti tip, Renault me targë AA063SS në autostradën Durrës – Tiranë sapo kalon Sukthin tek karburanti Gulf, nën presionin e armës. Kam bërë kallëzim penal ne komisariatin nr. 6”
“Këta të fundit ja kaluan çështjen Shijakut, por edhe pse personi u arrestua me automjetin tim u la i lirë pasi është edhe vëllai i ish-shefit te komisariatit Dibër, Robert Aga, i implikuar Pajtim Aga. Policia po e fsheh lajmin, ju lutem me ndihmoni, pasi jeta ime është në rrezik nga këta 3 persona, ju lutem verifikoheni në komisariatin nr 6 kallëzimin qe kam bërë dhe në atë të Shijakut. Faleminderit”, shkruhet nw mesazhin e publikuar nga Berisha.