Flash News

KRYESORE

Dalin në ankand këpucët e mbretit të popit, Michael Jackson; sa kushtojnë

Këpucët e Michael Jackson që përdorte për të performuar në skenë do të dalin në ankand.

Mbreti i popit i veshi këpucët për herë të parë ndërsa realizonte kërcimin e tij karakteristik gjatë performancës së parë të “Billie Jean” për “Motown 25” TV në vitin 1983.

Këpucët shënuan momentin e parë kur këngëtari performoi në skenë lëvizjen e famshme 'moonwalk' duke 'rrëshqitur' në skenë.

"Çdo gjë që lidhet me Michael Jackson është e jashtëzakonshme dhe të kesh diçka kaq historike si këpucët e Michael kur ai bëri lëzivjen e famshme 'moonwalk' është përtej speciales,"-tha Brigitte Kruse, pronarja e GWS. Vlerësimi i parë për këpucët është 10.000 dollarë.

Të fundit