Flash News

KRYESORE

Dalin në shitje pesë pikturat e Hitlerit

Pesë piktura që mendohet se jenë krijuar nga lideri nazist Adolf Hitler nuk arritën të shiten në një ankand në Gjermani. Shtëpia e ankandit Ëeidler shpresonte të merrte 45,000 euro nga punimi më i shtrenjtë.

Ankandi u mbajt në Nuremburg, qyteti gjerman i njohur dikur për tubimet famëkeqe hitleriane e qe me pas u kthye në vendin ku udhëheqësit nazistë u gjykuan për krime lufte.

Akuzat e falsifikimit ishin ato qe e dëmtuan ankandin, ndërsa vetë kryebashkiaku i qytetit Ulrich Maly e përshkroi atë si “diçka që lë shije të keqe”, shkruan top channel.

Shitja përfshiu edhe objekte që thuhet të kenë qenë në pronësi të diktatorit, ndër të cilat edhe një vazo dhe një karrige kashte, me zvastikën në krahun e saj.

Të fundit