Flash News

KRYESORE

Dalin rezultatet e para të votave nga referendumi në Maqedoni

Publikohen rezultatet e para të votave të numëruara nga referendumi i zhvilluar sot në Maqedoni për marrëveshjen e emrit me Greqinë.

Sipas Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve nga rreth 30% të votave të numëruara në total, rezulton se 90.94% e tyre kanë qenë pro marrëveshjes, ndërsa 6.13% e votave kanë qenë kundër.

Kryetari i Komisionit Shtetëror Zgjedhor, Oiver Derkovski në një konferencë për media raportoi se pjesëmarrja e votuesve deri në ora 18:30 është 34,00% ose  e përkthyer në numra rreth 589.637 qytetarë. Sipas ligjit, mbi 450 mijë qytetarë duhet të votojnë pro që referendumi të kalojë. Mirëpo që ky proces të konsiderohet i ligjshëm duhet të kalohet pragu, çka do të thotë se duhet të marrin pjesë në votim mbi 900 mije qytetarë.

Të fundit