Flash News

KRYESORE

Dalja e Shkumbinit/ Braçe bëri thirrje për të braktisur shtëpitë, Bashkia Divjakë qetëson qytetarët

Dalja e Shkumbinit/ Braçe bëri thirrje për të braktisur

Ditën e djeshme zv. kryeministri Erion Braçe, i cili është zgjedhur deputet në Qarkun e Fierit, bëri një apel shumë të fortë dje për banorët e disa zonave në Lushnjë që të bindeshin urdhrave dhe të linin shtëpitë për shkak se lumi Shkumbin po dilte nga shtrati.

“Çdo banor i fshatrave Cerme e Sipërme, Proshke, Çermë Pasha, Çermë-Shkumbin, Sulzotaj, t’i bindet urdhrave të kryepleqve dhe policisë për tu larguar vete dhe çdo kafshe, mjete nga toka e argjinaturës së lumit-buza e lumit deri në argjinaturë! Menjëherë! Binduni urdhrave të autoriteteve!”,- tha Braçe.

Ndërkohë që në një reagim të sotëm Bashkia e Divjakës ka qetësuar qytetarët. Bashkia bën të ditur se lumi nuk ka dalë nga shtrati.

“Deri në këto momente uji nuk ka dalë nga shtrati në asnjë nga fshatrat që shtrihen gjatë lumit, megjithatë strukturat e bashkisë: administratorët ,kryetarët e fshatrave, emergjencat, policia bashkiake janë në gatishmëri të plotë duke monitoruar situatën nga afër”, bën të ditur Bashkia përmes një njoftimi për shtyp.

Të fundit